Enver Hoxha kishe burgosur njerëz edhe me akuzën se ‘ka sharë në gjumë’

Publicisti Migjen Kelmendi ka publikuar intervisten me piktorin, arkitektin, studiuesin dhe shkrimtarin e ndjerë nga Shqipëria, Maks Velo, të cilën e kishte realizuar në kuadër të dokumentarit për RTSH, në vitin 1993, raporton Mediafokus.info.

Më shumë se tre dekada pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, arsyeja përse janë futur në burg njerëzit është e pabesueshme për kohën e sotme.

Velo kishte rrëfyer se regjimi famëkeq i Enver Hoxhës kishte dënuar njerëz sepse kishin sharë në gjumë.

“Vinin në burg njerëz nga e gjithë Shqipëria. Fshatarë, malësorë, njerëz që nuk dinin pse e kishin futur brenda. Njërin e kishin futur brenda sepse thoshte se ‘në akuzë e kam që kam sharë në gjumë’. Ishin vite shumë të vështira”, kishte deklaruar piktori Maks Velo.

Ai është dënuar nga regjimi i Hoxhës me 10 vite burg, ndërkaq tetë i ka mbajtur në burgun e Spaҫit.

“Hetuesi më thoshte që ti je armik i popullit. Akuza ishte agjitacion dhe propagandë. Me sa duket, propagandë te pikturat. Arti im u shpall dekadent…U dënova me maskimumin e dënimit prej dhjetë vjet, ndërkaq i mbajta tetë”, kishte rrëfyer Velo, në dokumentarin “Të shituar utopie”, të autorit Migjen Kelmendi, transmeton Mediafokus.info.

Në dy godina të vogla, Velo kishte treguar se ishin vendosur 1200 veta.

“Në burg ishim si milingona”, ka thënë Velo.

Përpos vuajtjes së dënimit, me vendim gjyqësor, të gjitha veprat e Maks Velos janë djegur.

Maks Velo nderroi jetë me 6 maj 2020. /Mediafokus.info/

Ndiqeni rrëfimin atutentik, në vendin autentik: