Ndahet nga jeta mësimdhënësja Shqipe Zeka Qamili

Ka ndërruar jetë sot në Gjilan, në moshën 54-vjeçare, Shqipe Qamili – Zeka, mësimdhënëse në shkollën “Selami Hallaqi” të qytetit.

Njoftimin e kanë dhënē familjarët e saj:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë nëna, bashkëshortja dhe motra jonë e dashur Shqipe Zeka.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me 21.04.2024 pas namazit të drekës rreth orës 13:30 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Kujtimi i saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona.

Familja Zeka dhe Qamili.

Shqipe Zeka Qamili la pas vete katër fëmijë, tri vajza e një djalë./Mediafokus