Këto janë ndeshjet e javës së 32-të në Superligë luhen sot

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Çështja e titullit të kampionit ende është e mjegullt, ndërkohë që kanë mbetur të zhvillohen edhe pesë ndeshje.

Sa i përket largimit nga Superliga, Liria tashmë është përshëndetur nga elita e në këtë rrugë është edhe Fushë Kosova, fatin e së cilës e përcakton ndeshja e sotme me Dritën, e cila duhet të fitojë gjithsesi nëse dëshiron ta mbajë hapin për titull.

Ballkani do të përballet në shtëpi me Dukagjinin.

Në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit 74.

Llapjanët aktualisht gjenden në vendin e dytë me dy pikë më pak se Ballkani dhe e kanë obligim fitoren.

Njëjtë qëndron situata edhe për Feronikeli 74 që janë në nevojë të pikëve për t’i ikur pozitës së barazhit.

Në duelet tjera, Malisheva do ta presë Gjilanin në “Liman Gegaj” kurse Prishtina i shkon Lirisë.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00.