Dy skuadrat e Gjilanit vendosin sot si do të duket kreu i tabelës në Superligë

Sot (e enjte) zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri i Superligës, Ballkani përballet në udhëtim me Malishevën.

Llapi, i dyti në tabelë, do ta ketë një takim të vështirë në udhëtim te Gjilani, skuadër që po lufton për t’i ikur barazhit.

Skuadra e tretë në tabelë, Drita i shkon Prishtinës. Gjilanasit kanë ngecur katër pikë larg kryesuesit të tabelës.

Feronikeli kërkon fitore përballë Lirisë për t’i ikur pozitës së barazhit, pasi momentalisht janë aty, kurse prizrenasit tashmë janë përshëndetur nga elita.

E nga elita është përshëndetur edhe Fushë Kosova që e pret sot Dukagjinin pa ambicie.