17 persona refuzuan të regjistrohen, ASK po përgatit t’i procedojë për gjobë
Agjencia e Statistikave të Kosovës raportohet e ka përgatitur dosje për gjobë ndaj dy personave juridikë apo organizatave dhe rreth 17 personave fizikë individual që refuzuan të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë.
Po ashtu parashihen gjoba për qytetarët që refuzojnë të regjistrohen, derisa janë përgatitur dosje të cilat nuk janë bërë ende publike.
Ndyrshe, procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur më 5 prill dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj 2024.

