Për shkak të diplomacisë së vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës
Izmi Zeka
(Kjo tallje e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë do të ketë kosto për Kosovën).
Letra e sotme drejtuar udhëheqjes së Këshillit të Evropës i ngjanë lojës fëmijërore që shikuar nga prizmi diplomatik paraqet mosnjohje dhe mos respektim të vetë Kosovës, por edhe funksionimit të diplomacisë evropiane.
E bëjmë se bëjmë, e dërgojmë se dërgojmë në kushtetuese, jemi shtet nuk mund të përziheni e kësi lloj retorike e kanë bërë Kosovën një shtet për të mos u marr seriozisht nga askush.
Qeveria e Kosovës është duke menduar se ka të bëjë me simpatizantët e saj besnik apo edhe me fjalorin patetik të strukturuar për militantë e që me këtë filozofi luan me ndërkombëtarët.
Tani edhe ashtu askush nuk i beson fjalës së Albin Kurtit në Evropë.
Për kryeneçësi dhe diplomaci të vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës.
(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm)

