Bajqinovci: Në zgjedhjet e ardhshme, Qeverinë do ta bëjmë pa koalicion

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shfaqur besimin se kjo parti do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Bajqinovci ka pohuar se kjo do të mundësonte bërjen e qeverisë pa koalicion me partitë e tjera.

“Në Kosovë tashmë i kemi dy parti politike. Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e vjetra në Kosovë që udhëhiqen nga Hashim Thaçi. Ne besojmë se kjo është arsyeja se pse qytetaret do ta zvogëlojnë nevojën e koalicioneve pas zgjedhjeve sepse ata do ta zgjedhin vetëm një alternativë dhe ajo është LVV”, ka shkruar Bajqinovci./Mediafokus.info