Një qytetar ia kujton Hashim Thaçin Vjosa Osmanit, imiton përshëndetjen e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ai i Shqipërisë, Bajram Begaj, kanë shëtitur sot në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Osmani dhe Begaj gjatë shëtitjes së tyre kanë takuar dhe përshëndetur qytetarët kalimtarë në Gërmi.

Por, vëmendje ka marrë një qytetar i cili ia ka rikujtuar Hashim Thaçin, Vjosa Osmanit.

Qytetari teksa ishte i ulur në një lokal e ka përshëndetur Osmanin dhe Begajn me përshëndetjen e famshme të Thaçit me gisht, transmeton IN.

FOTO: