Gjilan: Mbi 1400 gjoba në trafik brenda një jave
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 28.06.2024 – 04.07.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” ka shqiptuar 1.405 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor, në komunat e sektorit të lindjes.
Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 15 ngasës, 59 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, kurse janë përjashtuar nga komunikacioni 29 prej tyre, thuhet në njoftim.
Policia apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.

