Arrestohet mjeku popullor Bio Mulaku

Ai dyshohet për ‘Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘mashtrimit’, tha Prokuroria Themelore në Mitrovicë në një njoftim për media.

Në këtë operacion policor në Vushtrri, është arrestuar edhe një person me inicialet P.I., tha Prokuroria.

Mulaku aktivitetin e tij e shpërndante me të madhe në rrjetet sociale.

Madje, ai pretendonte se është “shërues i shumë sëmundjeve që ende s’i ka zbuluar as mjekësia”