Olluri: Nëse grupet kriminale serbe kanë hy në burgjet e Kosovës, Qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas postimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin e fundit, ku shtetasi kosovar, Faton Hajrizi u vra në Serbi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo lë të kuptohet që grupet kriminale serbe kanë shtrirë ndikimin në burgje e polici.

“Qysh e lejuat këtë? Qysh me pesë ndikim kaq te madh grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit qe me organizu edhe arratisjen e njerëzve prej burgjeve?”

Nëse grupet kriminale serbe kane hy pa vërejtur edhe kane arratise njerëz prej burgjeve te Kosoves, atehere komplet Qeveria Kurti duhet me dhanë dorëheqje. Brenda ditës.” – ka shkruar ai.

Në fund Olluri ka shkruar:

“Detyra e Qeverise është mos me i leju grupet kriminale nga Serbia për me organizu arratisje nga burgjet e Kosovës, e jo me na kallëzu në FB qe na fshinën përpara kriminelet”.

Postimi i plotë:

“Gjendja qenka ma alarmante e ma skandaloze se sa qe e kemi menduar.

Postimi i ministres se Drejtesise per Faton Hajrizin eshte shpallje e kapitullimit nga Qeveria Kurti.

Ministrja per rastin e Hajrizit deklaroi se “kemi informacione se arratisjet po organizohen nga grupe kriminale te Serbise, te mbeshtetura nga strukturat e atjeshme te pushtetit”.

Postimin e saj e shperndau edhe Besnik Bislimi. Edhe pushtetare tjere.

Qysh? Çka i bjen kjo?

Na paska hi Serbia kembekryq brenda Qeverise Kurti a? Grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit e paskan shtrire ndikimin neper burgje e Polici a?

Qysh e lejuat kete? Qysh me pase ndikim kaq te madh grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit qe me organizu edhe arratisjen e njerezve prej burgjeve?

Nese grupet kriminale serbe kane hy pa verejtur edhe kane arratise njerez prej burgjeve te Kosoves, atehere komplet Qeveria Kurti duhet me dhane doreheqje. Brenda dites.

Detyra e Qeverise eshte mos me i leju grupet kriminale nga Serbia per me organizu arratisje nga burgjet e Kosoves, e jo me na kallezu ne FB qe na fshinen perpara kriminelet.

E tmerrshme”.