Bujanoc: Jo koalicion me partitë serbe
Tri subjekte politike në Bujanoc, LPD, PD e PVD i kanë bërë thirrje Frontit për Ndryshim që të mos bëjë koalicion qeverisës me subjektet serbe.
Ata i kanë dërguar edhe një letër kryetarit të këtij subjekti, Arbër Pajaziti, ku ndër të tjera shkruajnë:
Në bazë të rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, sot bashkë me PD-në dhe PVD-në, i kemi bërë thirrje edhe publike Frontit për Ndryshim të cilin e udhëheq Arbër Pajaziti, që institucionet e Komunës t’i ndërtojmë me shumicë shqiptare e ta mbështesim si Kryetar Komune.
Sepse vetëm në këtë formë do të jetë Kryetar i vërtetë i Komunës, e çdo formulë tjetër e dëmton atë dhe substancën kombëtare shqiptare në Komunë të Bujanocit.
Andaj, i ftojmë që të reflektojnë në këtë vendim, t’i lejmë anash egot dhe inatet personale, e të punojmë bashkë për të ardhmen e vendit tonë e të fëmijëve tanë, thuhet ndër të tjera në letrën e këtyre tri subjekteve politike. /Mediafokus


