Përjashtoi nga shkolla arsimtaren me shami, dënohet me burgim drejtori

Rasti lidhet me mësuesen me shami, të cilës akuzohej se ia ndaloi hyrjen në shkollë, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij.

Sinjali ka siguruar vendimin ku thuhet se gjykata e ka dënuar me burgim me kusht, duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti dhe “njëkohësisht urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse në kohën e verifikimit prej 2 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale.”

Sipas Prokurorisë i pandehuri në gusht të vitit 2022, kishte vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e detyrës dhe t’ia mohojë nënshkrimin në listën e arsimtarëve prezent.

Megjithëse, për shumë vite përcolli breza të nxënësve, mësueses iu pamundësua hyrja në shkollë kur vendosi të barte shaminë.

Përball kësaj akuze, ish drejtori ishte deklaruar i pafajshëm. (foto ilustrim)