Tre persona plagosen nga një plumb
Me një plumb është plagosur një 36-vjeçare dhe dy vëllezër, gjatë një feste në një lokal në zonën e rrugës së “Kavajës” në Tiranë, orët e para të mëngjesit së sotëm.
32-vjeçari dyshohet se armën që e kishte pa leje e ka shkrepur aksidentalisht, pasi e nxori për t’ua treguar kushërinjve të tij, me ç’rast plumbi i ka gërvishtur dy vëllezërit, ndërsa një grua e plagosi në zonën e barkut.
Tre viktimat janë transportuar në një spital privat, ku vëllezërit 36 dhe 34 vjeçar, pas ndihmës së parë, janë larguar në shtëpi, ndërsa gruaja vazhdon mjekimin, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe arrestimin e autorit, raporton Top Channel.

