Tre ish-zyrtarë të MI-së lirohen nga akuza për dallavere me patentë shoferë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri, Kadri Krasniqi dhe Pjetër Ndou, të cilët po akuzoheshin për dallavere me patentë shoferë.

Në këtë rast, Nebih Shatri, ish-ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Kadri Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Automjeteve në MI, Kadri Krasniqi dhe ish-këshilltar politik në MI, Pjetër Ndou, akuzoheshin për korrupsion, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykata konstatoi se nuk u provuan veprat penale që iu viheshin në barrë tē akuzuarve.