Gjilan, 1505 gjoba në trafik brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 2.08.2024 – 8.08.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 1.505 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 39 aksidenteve të trafikut me dëme materiale si dhe 23 aksidenteve me të lënduar.

Kurse janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 33 ngasës.

Ndërkaq ndaj drejtuesve të motoçikletave janë shqiptuar 11 gjoba, thuhet në njoftim.