Lëkura e shëndetshme ju ndihmon të dukeni bukur e të ndiheni mirë

Dr Dafina Krasniqi

Lëkura e pastër dhe e fresket është një nga elementet kryesorë të bukurisë së një personi. Lëkura e shëndetshme ju ndihmon të dukeni e të ndiheni mirë, prandaj duhet kujdes i vazhdueshëm për një lëkurë të shëndetshme.

Disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në cilësinë e lëkurës, janë stresi, mungesa e gjumit, të ushqyerit e dobët, ndotja, dëmtimi nga rrezet ultravjollcë.

Hydra Facial është një trajtim pa dhimbje, relaksues, i cili e bënë lëkurën tuaj më të butë dhe më rinore. Vepron në pastrim, gërryerje, hidratim, dhe shkëlqim të lëkurës.

Ky trajtim është një proces i fuqishëm detoksifikues që kombinon thithjen e vakuumit, mikrodermabrazionit të kombinuar me serume të acideve glikolike, laktike dhe salicilike.

Largon të gjitha papastërtitë̈ sikur pikat e zeza, pikat e bardha, pastron poret e mbyllura dhe largon qelizat e vdekura.

Papastërtitë dhe toksinat grumbullohen në pjesën e pasme të makinës, ndërsa serumet absorbohen në lëkurë.

Hydrafacial është trajtim i cili zgjatë 45-60 min. Pas trajtimit nuk pritet ndonjë efekt negativ, përveç një skuqje – edeme të lehtë e cila tërhiqet brenda një ore.

Rekomandohen 2-4 seanca, varësisht nga gjendja e lëkurës.

Bukuria është një ndjenjë dhe hidratimi është themeli i lëkurës së shëndetshme, rrezatuese./mediafokus.info