Rrokulliset me motor, nuk mbijeton

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur dje në Novosellan pasi është rrokullisur me motor. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Fsh. Novesellan 13.08.2024-NN. Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)