Dy persona të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, rastet po hetohen nga policia
Dy burra kanë vdekur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, njëri në Suharekë e tjetri në Gjakovë.
Rastet po hetohen nga Policia.
“HETIM I VDEKJES-Suharekë, 17.08.2024-01:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”
Ndërsa në Gjakovë një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen.
“HETIM I VDEKJES-Gjakovë, 17.08.2024, 06:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

