Prokuroria në Gjilan, brenda një jave ka regjistruar 40 kallëzime penale

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit (12 – 18 gusht 2024), ka regjistruar gjithsej dyzet (40) kallëzime penale, ndaj 68 personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: 19 aktakuza 22 personave, 36 aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit 6 personave, 4 raste të zgjidhura me marrëveshje dhe ndërmjetësim.

Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar 8 persona, si dhe janë intervistuar 30 palë, thuhet në njoftim.