Ndahet nga jeta drejtori i Shëndetësisë në Malishevë
Me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës, Hajdin Berisha, kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.
“Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Kastratit.

