Për gati dy muaj ne do të kemi dy hëna!
Këtë vjeshtë, për një kohë të kufizuar, Toka do të ketë një hënë të dytë.
Sipas një studimi të publikuar këtë javë, një asteroid afërsisht sa gjatësia e një autobusi qyteti do të kapet nga graviteti i Tokës dhe do të rrotullohet rreth planetit tonë për rreth dy muaj, duke u bërë një “mini-hënë”.
Ai do të kalojë kohë me Tokën nga 29 Shtatori deri më 25 Nëntor, përpara se të kthehet në shtëpinë e tij, një brez asteroidesh që rrotullohet rreth diellit./anabelmagazine/

