Sot në Gjilan luhet “Derbi i Anamoravës”
Vëmendja do të jetë në Gjilan, ku luhet derbi mes Dritës dhe Gjilanit.
Këto dy skuadra janë ballafaquar deri tani 50 herë. Drita ka 18 fitore, kurse Gjilani – 12. Baraz janë mbyllur 19 ndeshje.
Në këtë edicion të garave, Drita pozicionohet e pesta me 12 pikë, por me dy ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Gjilani zë pozitën e shtatë me tetë pikë.
Ndeshja luhet nga ora 15:00.

