Peci paditet për fyerje dhe shpifje nga ish-drejtori i Institutit Bujqësor
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është paditur për shpifje nga ish-drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Geci, i cili ka ushtruar padi me pretendimet se Peci e ka fyer atë si dhe ka shpifur në drejtim të tij.

Tutje në padi theksohet se e njëjta deklaratë është shpërndarë në ueb-faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Deklaratat e dhëna nga i padituri të përshkruara më lartë, bien ndesh me Ligjin Nr. 02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, pasi që si rezultat I kësaj deklarate të pa bazuar në fakte dhe prova, i padituri i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm emrit të mirë dhe imazhit të paditësit, si dhe reputacionit të zyrtarit dhe qytetarit të ndershëm që njihet në vendin ku jeton dhe punon, imazh ky që është ndërtuar me punë të zellshme e të mundimshme nga përvoja e tij shumëvjeçare në institucione të ndryshme”.

