Për mosrespektim të shpejtësisë, një vozitësi i merret patenta për 3 muaj, një tjetri për 9 muaj

Njësitet policore të Trafikut Rajonal në Gjilan, në dy rasate të ndara kanë shqiptuar dy gjoba gjatë matjes së shpejtësisë me radar për ngasësit të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, tri pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajve.

Kundërvajtësi, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 30 km/h është hasur duke vozitur 96 km/h.

Ndërsa në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muajve.

Kundërvajtësi, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 132 km/h, thuhet në njoftim.