Mbi 1.700 gjoba në trafik, 40 konfiskime të patentë shoferëve
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, gjatë periudhës kohore 01.11.2024 – 07.11.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar 1.763 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e 13 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 15 aksidenteve me të lënduar, një aksidenti me pasoja fatale si dhe janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 40 ngasës, thuhet në njoftim.

