Brenda një jave konfiskohen 23 patentë-shoferë në Gjilan

Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 08.11.2024 – 14.11.2024, në vazhdën e implementimit të planeve operative, kanë shqiptuar 1.650 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 15 aksidenteve të trafikut me të lënduar, janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 23 ngasës, thuhet në njoftim.