Anarki në qytetin e Gjilanit, ndërtimet pa leje janë jashtë kontrollit
PDK-Dega në Gjilan, ka kohë që e ka ngritur zërin se brenda Drejtorisë së Inspeksionit ekziston një kaos dhe gjithçka është jashtë kontrollit.
Por, të paktën ka besuar se tek ndërtimet e larta nuk ka tejkalime dhe po punohet sipas lejeve ndërtimore.
Por, javët dhe ditët e fundit, kemi disa reagime të vazhdueshme nga qytetarët e Gjilanit të cilët pyesin se a jeni duke e ngritur zërin për ndërtimet pa leje dhe tejkalimet që po ndodhin tek ndërtimet e larta (po ashtu duke na dërguar edhe foto konkrete)?
Prandaj, i kërkojmë inspeksionit që të verifikoni rastin në fjalë i cili ndodhet në “Fidanishte” (përgjatë rrugës qarkore) dhe ku po zhvillohen ndërtimet në katin e fundit (me gjasë mbindërtim pa leje).
PDK-Dega në Gjilan shpreson se diçka e tillë nuk qëndron, të kundërtën dorëheqja e kryetarit të komunës do të ishte akti më i paktë që do të duhej ta bënte, sepse pa koordinim me të, nuk besohet se Drejtoria e Inspeksionit do të kishte guxim t`i mbyllte sytë në raste të tilla, sepse ajo pjesë, me siguri për çdo ditë monitorohet.
Po ashtu, PDK-Dega në Gjilan do të vazhdojë të merret me të gjitha rastet e ndërtimeve të larta, duke filluar prej dhënies së Lejeve të Ndërtimit (nëse janë dhënë konform ligjit dhe planeve rregulluese) e deri tek ndërtimet pa leje dhe tejkalimet e tyre, thuhet në reagim.
