Lutfi Haziri: VV e ktheu shtetin e Komunën e qytetarëve në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarësh e dostash!
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vazhduar të jetë i ashpër me qeverisjen qendrore dhe lokale të Gjilanit.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, Haziri ka thënë se “VV e ktheu shtetin e Komunën e qytetarëve në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarësh e dostash”.
Postimi i plotë:
VV e ktheu shtetin e Komunën e qytetarëve në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarësh e dostash
Rugovistët nuk e tolerojnë këtë. Prandaj kjo kryengritje politike e gjilanasëve. Anamorava janë njerëz të butë, të sjellshëm e lojal, por kur u teprohet, ta kthejnë dyfish me kryengritje politike!
Faleminderit shumë veprimtarëve, aktivistëve, simpatizatëve dhe qytetarëve, për këtë mbështetje madhështore. Presidenti Rugova na e la amanet LDK-në dhe Republikën dhe këtë amanet e bartë më së miri lideri ynë dhe kryeministri në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku!
#rrugaere
#gjilaniukryengrit
#behundryshimi

