Prokuroria në Gjilan ka ngritur 16 aktakuza për dhunë në familje gjatë muajit nëntor
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar 12 kallëzime penale, ndaj 12 personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej 16 aktakuza, kundër 16 personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Ndërsa nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një propozim për shqiptimin e masës edukative ndaj një personi të mitur, për këtë vepër penale, thuhet në njoftim.

