I shpëtoi aksidentit me makinë, por u përplas për vdekje nga një mjet tjetër
Një 27-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Brescia të Italisë, në një aksident me makinë.
Sipas mediave italiane, shqiptarja është identifikuar si Adela Xhaferri.
Ajo po udhëtonte si pasagjere në një makinë e cila për shkak të humbjes së kontrollit ka përfunduar jashtë rrugës.
Por, menjëherë pas aksidentit, teksa 27-vjeçarja ndodhej jashtë automjetit, ajo u përplas nga një makinë tjetër.
Djali që drejtonte makinën që i mori jetën 27-vjeçares, doli negativ për testin e alkoolit.
Mediat italiane raportojnë se dhe ai ishte shqiptar, por identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur.

