VV lë jashtë listës Liburn Aliun e Besnik Bislimin

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e 9 shurtit.

Në listë prin Albin Kurti, pastaj Glauk Konjufca, e më pas numrin tre e mban Donika Gërvalla.

Në listën e VV gjendet edhe ish-kryteari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Por, aty nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturët, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu, e as nuk do të garojë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës.

Minisrat Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla e Faton Peci do të jenë pjesë e listës.

Ndërkaq, Avni Dehari do e mbajë numrin 4 në listë.