Migjen Kelmendi promovoi romanin e dytë, “Darka ndër Bomba”

Autori Migjen Kelmendi ka promovuar romanin e dytë “Darka ndër Bomba”.

Publicisti sjell këtë roman të ri, 30 vjet pas botimit të romanit “Gryka e Kohës”.

Në këtë roman, përmes dashurisë dhe luftës theksohen traumat që ndihen ende edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

Kelmendi u shpreh i lumtur me interesimin që është shfaqur në promovimin e librit të tij, ku edhe njëherë erdhi në fokus sipas tij dashuria për letërsinë.

E krahas autorit, morën pjesë edhe 4 penalistë të cilët e vlerësuan lart romanin duke e inkurajuar atë që të mos ndalet me kaq.

Në mesin e tyre ishte edhe një mysafir special, akademiku Ferid Muhiq, emër i njohur i letërsisë, transmeton klani.