Gjiganti i Anamoravës në granit dhe mermer – Fundamenti, përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm vitin 2024
Gjiganti i Anamoravës në granit dhe mermer – Fundamenti, ka përmbyllur me sukses të jashtëzakonshëm vitin 2024.
Pronari i kësaj kompanie, Bashkim Halili, ka shprehur falënderim të veçantë ndaj të gjithë klientëve për besimin e treguar.
“Ky fundvit shënon një tjetër kapitull të suksesshëm për ne, duke reflektuar përkushtimin dhe profesionalizmin që kemi ofruar gjatë gjithë vitit. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, të cilët na besuan dhe na mbështetën në çdo hap”, thotë Halili, për të shtuar se me shumë projekte të realizuara, kemi treguar se suksesi vjen nga puna e palodhur dhe përkushtimi për të ndjekur standardet më të larta.
“Një falënderim special shkon gjithashtu për ekipin tonë të mrekullueshëm, Fundamenti Granit-Mermer, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kanë punuar për të përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve tanë. Gëzuar Vitin e Ri 2025”, ka thënë Bashkim Halili, pronari i Fundamentit.


