Nga sot shtohet edhe një pagesë rrugore nëse udhëtoni në Shqipëri

Automjetet që do të zgjedhin kalimin në këtë aks do të paguajnë një tarifë sipas kategorisë ku bëjnë pjesë duke nisur nga 2.5 euro (me TVSH) për automjetet e thjeshta.

Kompania koncesionare G2Infra njoftoi pak javë më parë se kjo rrugë që është pjesë e korridorit Blu do të hyjë në regjimin e pagesës ashtu sikurse është parashikuar qysh në fillesat e saj dhe në marrëveshjen e koncesionit që ajo ka me shtetin shqiptar.

Tarifat sipas mjetit

Kompania koncesionare ka sqaruar për Monitor se tarifat që do të aplikohen do t’i referohen kursit të Bankës së Shqipërisë për konvertimin nga euro në lekë. Ndërkohë tarifat do të diferencohen sipas kategorisë së mjetit.

Kategoria 1:

o Motocikletat
o Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.
o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

B. Kategoria 2:
o Autoveturat (tarifa bazë)
o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.
o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).

C. Kategoria 3:
o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metra
o Paguajnë 250% të vlerës bazë.
o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

D. Kategoria 4:
o Mjete me 4 ose më shumë akse
o Paguajnë 350% të vlerës bazë.
o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakosur në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

Koncesioni i rrugës

Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra.

Kjo rrugë u ndërtua nga kompania private mbajtëse e koncesionit 35 vjeçar dhe me një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë. /Panorama.