Kur u përdor zyrtarisht flamuri kombëtar në Kosovë?
Po behen 79 vjet kur prefekti i Prishtinës, Hysen Prishtina lëshoi dekret, përmes të cilit kërkoi që institucionet shtetërore dhe dyqanet në Prishtinë, të vendosnin flamurin me shkabën dykrenare, për të shënuar 29 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Ai ishte vetëm 25 vjeç dhe kishte mbaruar studimet për agronomi në Romë.
Një manifestim i madh kulturor më 28 Nëntor të vitit 1941 i udhëhequr nga prefekti Qazim Bllaca, u organizua edhe në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve në Prizren.
Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, u shënua solemnisht edhe në prefekturat tjera të Mbretërisë shqiptare në Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj e qytete të tjera.

