Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuza ndaj 24 personave brenda një jave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit ka pranuar gjithsej 58 kallëzime penale.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- 20 aktakuza ndaj 24 personave
- 24 aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime)
- 30 kërkesa të ndryshme drejtuar policisë
- 5 ankesa
- 5 persona të ndaluar
- 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave.
Nga prokurorët e kësaj Prokurorie, gjatë kësaj periudhe kohore, janë intervistuar 36 persona, thuhet në njoftim.

