Policia nuk falë kundërvajtjet në trafik, mbi 1.240 brenda një jave
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 10.01.2025 – 16.01.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative, kanë shqiptuar 1.246 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtyre planeve, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 9 ngasësve, thuhet në njoftim.
Me qëllim parandalimi të aksidenteve në trafik, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik:
- uleni shpejtësinë
- mos përdorni telefonin
- vendosni rripin e sigurimit
- keni kujdes ndaj këmbësorëve
- përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës
- mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

