Pse ka polarizim shoqëror në Kosovë?

Lirie Aliu

Thënë troç, liderët tanë politikë kanë një nxitje të fuqishme për të na shtyrë të urrejmë, demonizojmë palën tjetër në mënyrë konstante dhe sa më shumë ta shohim palën tjetër si një kërcënim, aq më shumë jemi të gatshëm të sakrifikojmë vlerat dhe parimet tona për t’i mposhtur ato.

Por mos harroni, uji tërhiqet e rëra mbetet. Çfarë nuk shohim në rrjete sociale, prej account-ve falso, të gjithë kundër të gjithëve, postime mbështetëse qesharake pa stil e nivel, imazhe me AI, etj.

Kam marrë një citim nga Ezra Klein – në një artikull të tij, që flet për mediat sociale që përkon me realitetin.

“Kur je mësuar me privilegjin, barazia ndihet si shtypje”. Ka të vërteta në këtë linjë, por ajo ndërpret të dyja drejtimet. Në masën që është e vërtetë, humbja e privilegjit ndihet si shtypje, kjo ndjenjë duhet marrë seriozisht, si? sepse është reale, ashtu edhe sepse, e lënë të acarohet, mund të armatosur nga demagogët dhe reaksionarët.”

Zoti ju bekoftë!
Paqe.