Shemsedin Ramushi: Për mua, vendimmarrja është akt i shenjtë

Shemsedin Ramushi është kandidat i AKR-së për deputet në Listën “Koalicioni për për Familjen”.

Kandidatura e tij është mirëpritur nga qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës, prej nga vjen ai.

Shemsedin Ramushi, tashmë ka një karrierë politike dhe vendimmarrëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Ata që e njohin, sigurisht se e dinë përkushtimin e tij në mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

“Kurrë, në asnjë rast, nuk jam nisur nga parimi i interesit personal apo grupor kur kam votuar në Kuvend. Për mua, vendimmarrja nuk është interes personal, as klanor. Është akt i shenjtë”.

Zotri Ramushi, tani është në një rrugëtimi tjetër, ku shpreson e beson se do të marrë mbështetjen e qytetarëve përtej grupeve politike, për të arritur qëllimin e tij, jo për vete, por, për të gjithë shoqërinë kosovare, pa përjashtim.

Premton se do të jetë i hapur për qytetarët pa përjashtim.

“Si deputet do të jem gjithnjë mes jush, ashtu siç kam qenë si qytetar i thjeshtë, si vendimmarrës komunal, si njeri. Ashtu siç më njihni, mbi të gjitha modest”.

Voto Shemsedin Ramushi me nr 32 te Lista Koalicioni për Familjen.