Lutfi Haziri: Nuk mund të tolerohen politikat e këqija të cilat u kanë krijuar vështirësi bizneseve
EUROMODEL-i, model i fabrikës për përpunimin e drurit në Kosovë, e suksesshme me eksport edhe në shtetet e BE-së.
Mbështetja për zhvillimin e biznesit është mundësi e madhe për të rritur punësimet.
Atyre shteti duhet t’u krijojë mundësi, lehtësira ligjore e siguri për funksionim të suksesshëm.
Bashkë me kolegët nga Gjilani, kandidatë për deputetë, u zotuam për përkrahjen maksimale të shtetit për këtë fabrikë e për bizneset gjilanase, në kuadër të qeverisjes së LDK-së, me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje.
Nuk mund të tolerohen politikat e këqija të cilat u kanë krijuar vështirësi bizneseve gjilanase e kosovare.
Ndryshimi i madh po vjen më 9 shkurt!

