Arrestohen dy të dyshuar, sekuestrohen narkotikë dhe para
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), nën dyshimin për përfshirje të të dyshuarve në vepra penale që lidhen me lëndët narkotike, kanë trajtuar një rast në koordinim me organet e drejtësisë.
Në vazhdën e trajtimit të rastit, janë kryer kontrolle në banesën e një të dyshuari në Prishtinë, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:
· 4 qese të mbushura me kërpudha narkotike me peshë 106.7 gr.
· 186 copa ekstazi
· 5 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë narkotike-MDMA me peshë 17 gr.
· 4 qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-kokainë me peshë 22.1 gr.
· 4 qese dhe një kavanoz, dyshohet të jetë substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gr.
· 1 (një) qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë me peshë 0.7 gr.
· 440 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
· 2 peshore elektronike
· 700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogël.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar: R.R., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar).
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘falsifikim i parasë’.
Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

