“Nuk më vjen turp për veshjen time, kaq mundësi kanë prindërit e mi”
17-vjeçarja Ersi Muçollari zgjodhi t`i jap fund jetës duke mos e përballuar bullizimin, varfërinë dhe sëmundjen e babait. Ajo la edhe një letër ku shpjegon arsyen që e çoi në rrugën e amshimit.
“O Zot, perse po vuaj kështu valle? Unë jam kjo që jam dhe miqtë dhe shokët kërkoj te me respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetminë time. Nuk me vjen turp për veshjen time. Kaq mundësi kane prindërit e mi, babi im qe kujdeset aq shume për mua aq sa dhe mami. Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ia hap zemrën time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologja ndonëse jam hapur. Perse u dashka te vuaj? Valle kjo është jeta”?
Ky është një fragment i letrës së fundit të 17-vjeçares gjirokastrite Irsa Mucollari, e cila kreu aktin e vetëvarjes pasditen e djeshme në banesën e saj në lagjen “18 Shtatori”.
Letra e shkruar ne anglisht u gjet në kapakun e celularit të saj dhe hedh drite për vuajtjet qe përjetonte Ersa ne Gjimnazin “Siri Shapllo” me shokët e klasës.
Aty në fund të klasës rrinte e vetmuar vajza 17 vjeçare Irsa Muçollari.
E vetmuar nga trishtimi për babanë e sëmurë, e vetmuar nga turpi i varfërisë së familjes, e vetmuar në brengat e saj por e rrethuar me bullizimet e shokëve dhe shoqeve.
E tallnin, e fyenin, i thoshin pse vesh të njëjtat rroba, pse nuk ke celular të shtrenjtë, pse nuk je e bukur…
Ata gaboheshin se Irsa ishte e bukur, e bukur me qetësinë e saj, e bukur me thjeshtësinë e saj, e bukur me heshtjen e saj, e bukur me zgjuarsinë e saj.
Irsa qëndroi e bukur deri dje kur vendosi të vriste veten nga mynxyra që i sillnin shoqet, shokët, bullizimet, fyerjet, indiferenca e mësuesve.
Dhe për të mos e shëmtuar veten nga ambienti toksik që e rrethonte në gjimnazin e Gjirokastrës shkoi me vullnet në botën tjetër, atje ku engjëjt nuk do ta bullizojnë e nuk do ta fyejnë asnjëherë.
Engjëjt do ta mbajnë përqafuar deri në përjetësi.
Lamtumirë vogëlushja fatzezë!

