Koha për dorëheqje masive në qeverisjen e Alban Hysenit!
Ardian Azemi
Pasiguria dhe Paaftësia e Qeverisjes – Koha për Dorëheqje masive!
Që nga dita e parë e këtij pushteti të paaftë dhe arrogant, kemi paralajmëruar për pasigurinë dhe rrezikun që sjell ky mentalitet qeverisës.
Fatkeqësisht, nuk keni dashur të na dëgjoni, duke e konsideruar kritikën tonë si inat politik.
Kosova, në gjithë historinë e saj, nuk ka pasur një qeverisje më të paaftë dhe më të dëmshme, as në nivel lokal në Gjilan, e as në nivel shtetëror.
Situata në të cilën ndodhemi është dëshmi e keqqeverisjes, mashtrimeve dhe mungesës së përgjegjësisë.
Është koha për dorëheqje! Jepni shansin Gjilanit dhe Kosovës të çlirohen nga ky grup mashtruesish dhe të paaftësh.
Qytetarët meritojnë më mirë!

