LVV: Lejo VetVjedhje!
Zaki Asllani
Incidenti i fundit në Komunën e Gjilanit, ku drejtoresha e Buxhetit dorëhiqet pas thyerjes së zyrës, është vetëm maja e skandaleve që po ndodhin në qeverisjen lokale.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila dikur premtonte drejtësi dhe luftë kundër vjedhjes, sot në Gjilan po shndërrohet në “Lejo VetVjedhje”.
Zyrtarët profesionistë po largohen, zyrat po përdhunohen, dhe militantët po emërohen me urdhra të brendshëm politik.
A është kjo qeverisje që u premtua?
Kërkojmë transparencë, hetim të plotë dhe përgjegjësi për këtë situatë alarmante!

