Eni Çobani: Këngëtarja i mori pasurinë burrit me mashtrim, kur ai ishte i sëmurë
Avokatja Eni Çobani ka qenë e ftuar në emisionin LIBERO me Resul Sinanin, ku ndër të tjera, ka komentuar edhe rastin e këngëtares Violetë Kukaj me familjen e ish-bashkëshortit.
Ajo tregoi se si ajo, ish-bashkëshortit, i cili ka kaluar një moment të vështirë, i ka marrë të gjithë pasurinë.
“Jam përfaqësuese ligjore e familjes Ratkoceri, unë jam me bashkëshortin dhe përfaqësuese e nënës së tij. Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa, nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës, i është marrë e tërë pasuria, sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha Çobani.
Po ashtu ajo ka thënë se këngëtarja Kukaj e ka çuar në spital ish-bashkëshortin.
“Gjyqi që ka fituar ajo ka qenë një gjyq penal, ku zonja ka denoncuar bashkëshortin, i cili i kërkonte asaj një ribashkim familjar. I thoshte: A do të bashkohemi? Sepse është edhe nën efektin e një sëmundjeje të rëndë. Ajo, jo vetëm nuk e ka vërtetuar faktin se bashkëshorti është i sëmurë, por e ka çuar vetë me dorën e saj në spital dhe i ka nxjerrë raportin”, tha Çobani.

