Cili fshat shqiptar ka më së shumti kisha në botë?

Dhërmiu, fshati turistik i Himarës, është një prej vendeve bregdetare më të bukura në jugun e Shqipërisë. Mirëpo, ajo që e karakterizon këtë pjesë, janë kishat e shumëta që gjenden aty, hiq më pak se 46 sosh.

Banorët e Dhërmiut njihen për mirësjellje dhe një jetë mjaftë tradicionale.

Dhërmiu në shumicë ka banorë që i takojnë besimit ortodoks, mirëpo nuk kanë qenë edhe aq të hapur ndaj besimeve të tjera.

Madje, këtë fshat turistik, përveç bregdetit dhe ujit të pastër me një kaltërsi si xhami, e karakterizojnë edhe kishat, ku gjenden mbi 40 të tilla.

Kjo e bën Dhërmiun fshatin me më së shumti kisha në botë, që ia shton atij edhe një tipar e arsye se pse duhet ta vizitoni patjetër.

Aktualisht në Dhërmi jetojnë rreth 80 familje, të cilat erdhën në këtë zonë kur turizmi mori hov të madh, ndërsa në vitet e 90’ta, ndodheshin vetëm 20 të tilla.