Kush i do në pesën e finalistëve King-u me Queen-in e BBVA?
Çun Lajçi
Më tmerron fakti që ju e bullizoni, e përqeshni, e nënçmoni, i thoni edhe ato fjalët që s’i thuhen as kafshës!
Nuk më gëzon fakti që futeni mes dy zemrave; njërën e mbroni, tjetrën e anatemoni!
Mos e gjykoni vajzushën, ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht kur i fluturoi zogu!
Ata janë dy të rinj: një djalosh që ka ndërprerë shkollimin dhe një vajzë brilante—aktore, këngëtare, poete, një njeri plot dituri!
Ju më shani edhe mua që shkruaj për idilën e lënë përgjysmë, për vazon e thyer të një romance, dhe më nënçmoni që shikoj edhe emisione të tilla si Big Brother VIP, sepse juve iu pëlqejnë debatet politike, fyerjet, sharjet, mallkimet e pushtetarëve.
Por e keni gabim, sepse njeriu mëson edhe nga të këqijat, edhe nga gabimet e shëmtitë në emisione të tilla!
Eglin e Gjestin i shoh si fëmijët tim, dhe më mbushet zemra me guximin e tyre, me elan, me dashuri për të bukurën dhe me vullnetin për të qenë dikushi!
Vazhdo, Besart, se edhe ne të pashkollët kemi ditur të hapërojmë shtigjeve e ta mbajmë familjen me kurrizin drejt!
I varfër nuk je ti që s’je Princ, por i varfër është ai që s’ka zemër e trurin e ndez si kashtë!
Unë ju dua të dyve, kështu si jeni—të dashuruar, por që s’doni ta pranoni e s’e keni guximin ta kurorëzoni dashurinë!
King-u me Queen-in në pesën e finalistëve!

