Gjilan, rreth 2 mijë gjoba në trafik brenda një jave

Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 21.03.2025 – 27.03.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1.935 gjoba.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 23 ngasësve.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, thuhet në njoftim.