Shënjestrimi dhe granatimi i shtëpisë së familjes Zeka nga forcat serbe nuk ishte i rastësishëm

Çlirim Zeka

Më 28 mars 1999, 26 vjet më parë, forcat serbe granatuan lagjen Arbëria në Gjilan, ku shkatërruan shtëpi e vranë civilë shqiptarë.

Sipas dëshmitarëve, më 28 mars 1999, në orën 22:00, ishte shkrepur një predhë ndriçuese për t’i sinjalizuar forcat serbe, të cilat ishin të stacionuara në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, për gjuajtje nëpër shtëpitë shqiptare në lagjen “Arbëria” dhe “Bregu i Djegur” në Gjilan.

Dëshmitarët thonë të kenë dëgjuar komandën ushtarake “Nishani” (shënjestro) dhe pastaj “Pali” (zjarr).

Gjuajtja e parë me granatë është bërë në shtëpinë e Shaip Zekës (vdiq më 23 mars 2022), ku është plagosur djali i tij, Isa.

Shënjestrimi nuk ishte i rastësishëm, sepse Shaipi është vëllai i heroit Kadri Zeka.

Për fat të mirë, në momentin e granatimit të shtëpisë, familjarët ndodheshin në oborr, përndryshe do të vriteshin të gjithë.

Ky edhe ishte qëllimi i armikut.

Në afërsi të shtëpisë së Shaipit, nga ky granatim, janë plagosur rëndë Zyhrije Pireva, 21-vjeçare dhe Fikrije Pireva (1981).

Zyhrija nuk ka arritur të mbijetojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

(pamje të shtëpisë pas granatimit)